'Shkrimi është POROSITUR'/ Gazeta 'New York Times' i përgjigjet Vuçiç: Ju keni lidhje me krimin, shkrimi është bazuar në fakte
Redaksia e 'New York Times', në përgjigjen e saj për median serbe Nova.rs., tha se shkrimi është bazuar në fakte, e bazuar në dhjetëra intervista, dokumente, procesverbale gjyqësore dhe punën rigoroze në terren të gazetarit të tyre Robert Worth.
SERBI- Gazeta prestigjoze 'New York Times' publikoi disa ditë më parë një artikull për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si dhe për lidhjet e tij me bandat kriminale kur ai erdhi në pushtet në vitin 2012. Ky shkrim, siç pritej, ka hasur në reagimin e ashpër të Vuçiçit, i cili ka thënë se është porositur dhe shkruar në Serbi. Nga ana tjetër redaksia e 'New York Times', në përgjigjen e saj për median serbe Nova.rs., tha se shkrimi është bazuar në fakte, e bazuar në dhjetëra intervista, dokumente, procesverbale gjyqësore dhe punën rigoroze në terren të gazetarit të tyre Robert Worth.
“E di që teksti në “New York Times” është porositur, e kanë bërë nga këtu”. E kuptova mesazhin, nuk u tremba, as nuk jam magjepsur nga gënjeshtrat që shpërndani. Thonë se Vuçiç dikur shkonte dhe luftonte nëpër stadiume. Nuk jam krenar për këtë dhe as nuk e kam fshehur ndonjëherë”, tha Vuçiç.
Përgjigja e redaksisë së New York Times.
“Artikulli i Neë York Times Magazine mbi gjyqin serb dhe lidhjet mes lidershipit më të lartë të vendit dhe bandave të dhunshme të drogës bazohet në dhjetëra intervista, dokumente, transkripta gjyqësore dhe raportime rigoroze në terren nga Robert Worth. Çdo insinuatë tjetër është e rreme”, thuhet në reagim.
Në një artikull të gjatë përmenden detaje të krimeve të kryera nga banda e Veljko Belivuk. Ai është lideri i Janjicarit, një grup i njohur i ashtuquajtur i tifozëve të futbollit.
“Lideri i kësaj bande është një huligan, tregtar kokaine, Veljko Belivuk, i akuzuar për vrasje dhe krime të tjera të rënda. Ai ka marrëdhënie të mira me policinë dhe agjencitë e inteligjencës. Ai dhe njerëzit e tij u fotografuan me njerëz të fuqishëm, mes tyre edhe djali i presidentit, Danilo Vuçiç”, thuhet në artikull.
Belivuk dhe 29 anëtarë të grupit të tij u arrestuan në vitin 2021. Sipas transkripteve të gjykatës, Belivuk më vonë pranoi se grupi i tij punonte nën urdhrat e Vuçiçit, duke u shërbyer nevojave të shtetit.
Sondazh
UNCEF ngre alarmin: Rreth 100 mijë fëmijë në Haiti rrezikojnë të vdesin nga uria
Foto ilustruese Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka publikuar së fundmi një raport si pas të cilë...
'Maldivet kanë tërhequr njohjen e Kosovës'/ Diplomati i Maldiveve i përgjigjet Serbisë: Nuk është e vërtetë
Ahmed Shaheed KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Maldiveve, Ahmed Shaheed i është përgjigjur raportimeve në Serbi dhe deklaratave t...
Tragjeditë me 17 viktima në Serbi/ Analiza e 'Associated Press': Vend ku jetët publike dhe private ndërthuren me dhunën! Vuçiç një autokrat pro-rus
Aleksandër Vuçiç Në njërin skaj të një rruge të gjatë që çon nëpër lagjet perë...
Eurodeputetët kërkojnë masa mbrojtëse ndaj zhvillimit të Inteligjencës Artificiale, del LISTA me rregullat
Inteligjenca Artificiale Eurodeputetët kanë kërkuar masa mbrojtëse për chatbot-et e Inteligjencës Artificiale, me qëlli...
Robert De Niro u bë baba 79-vjeç, "shpërthen" ndaj tij gazetarja: E papërgjegjshme, ai fëmijë do rritet pa prind
Robert De Niro SHBA- Robert De Niro u bë baba për herë të 7-të. Ardhja në jetë e foshnjës është konfirmua...
Lufta në Ukrainë/ SHBA akuzon Afrikën e Jugut se po dërgon armë dhe municione në Rusi
Cyril Ramaphosa AFRIKË- Ambasadori amerikan në Pretoria akuzoi, gjatë një takimi që pati me gazetarët e Afrikës së ...
Dyshohet për korrupsion pasiv, prokurorët kërkojnë referimin e ish-presidentit Nicolas Sarkozy në gjykatë
Nicolas Sarkozy LIBI- Prokurorët kanë kërkuar sot që ish-presidenti Nicolas Sarkozy dhe 12 persona të tjerë t...
ME VIDEO- Rusët kapin gjysmë ton kokainë në kufirin me Bjellorusinë
Kokaina e kapur RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi sot sekuestrimin e 492 kilogramëve kokainë në kontro...
RRITEN në ferma të vogla, Gjykata e Lartë e Kalifornisë ndalon keqtrajtimin e derrave
Derri SHBA- Kalifornia ka miratuar një ligj që synon minimizimin e vuajtjes së kafshëve në fermat e derrave, një lajm ky jo ...
Austria ndalon TikTok për zyrtarët e qeverisë, shkak shqetësimet për sigurinë
Tik Tok AUSTRI- Austria njoftoi të mërkurën se ka ndaluar përdorimin e platformës së mediave sociale TikTok n&eum...
