Bota

Lufta në Ukrainë/ SHBA akuzon Afrikën e Jugut se po dërgon armë dhe municione në Rusi

Presidenti i Afrikës së Jugut tha se qeveria e tij do të shqyrtojë raportet.

11 Maj 2023, 19:54 Nga k.m.
Lufta në Ukrainë/ SHBA akuzon Afrikën e Jugut se po dërgon
Cyril Ramaphosa

AFRIKË- Ambasadori amerikan në Pretoria akuzoi, gjatë një takimi që pati me gazetarët e Afrikës së Jugut, se vendi po ofronte mbështetje ushtarake për Rusinë, pavarësisht neutralitetit që ai kishte deklaruar të vëzhgonte në luftën në Ukrainë. Sipas ambasadorit të SHBA, Ruben Brighetti, Shtetet e Bashkuara kanë informacione se armët dhe municionet ishin ngarkuar në një anije ruse, e cila u ankorua pranë Cape Town në fillim të dhjetorit, e më pas u nis për t'u kthyer në Rusi.

Një burim i pranishëm në takim ka konfirmuar deklaratat e ambasadorit amerikan për agjencinë franceze të lajmeve AFP. Por ambasada amerikane, e kontaktuar nga AFP, nuk ka dashur të konfirmojë apo mohojë këto deklarata.

"Ndër gjërat që kemi vënë në dukje është ankorimi i anijes tregtare ruse Lady R në (portin e) Simon Town midis datave të 6 dhe 8 dhjetorit 2022", tha Brighetti gjatë takimit, sipas Reuters.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Por asokohe ankorimi i anijes ruse të mallrave në bazën më të madhe detare të vendit, Simon Town, shkaktoi protesta në Afrikën e Jugut përpara Krishtlindjeve.

Partia kryesore e opozitës i kishte bërë thirrje qeverisë të shpjegonte se si u lejua të ankorohej një anije ruse e shënjestruar nga sanksionet perëndimore. Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa tha sot se qeveria e tij do të shqyrtojë raportet se vendi i tij ka dërguar armë në Rusi.

cyril ramaphosa lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll