Bota

'Maldivet kanë tërhequr njohjen e Kosovës'/ Diplomati i Maldiveve i përgjigjet Serbisë: Nuk është e vërtetë

Shaheed ka thënë se Presidenca e Maldiveve kategorikisht ka mohuar pretendimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe ministrit të jashtëm, Ivica Daçiç, se njohja e Kosovës është tërhequr.

11 Maj 2023, 20:21 Nga a.l
'Maldivet kanë tërhequr njohjen e Kosovës'/ Diplomati i
Ahmed Shaheed

KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Maldiveve, Ahmed Shaheed i është përgjigjur raportimeve në Serbi dhe deklaratave të bëra më herët nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe diplomati serb Ivica Daçiç se Maldivet kanë tërheur njohjen e pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në faqen zyrtare të tij në Twitter, diplomati Shaheed thekson se Presidenca e Maldiveve kategorikisht ka mohuar pretendimet e liderit serb dhe ministrit të jashtëm, Daçiç, se njohja e Kosovës është tërhequr.

Presidenca e Maldiveve kategorikisht ka mohuar pretendimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe ministrit të jashtëm, Ivica Daçiç, se njohja e Ksoovës është tërhequr”, bëri ai me dije përmes një postimi në Twitter. 

 

ivica dacic ahmed shaheed behgjet pacolli

Sondazh

Poll