Bota

ME VIDEO- Rusët kapin gjysmë ton kokainë në kufirin me Bjellorusinë

Droga vinte nga Amerika Latine dhe kishte si destinacion Poloninë.

11 Maj 2023, 19:45 Nga k.m.
ME VIDEO- Rusët kapin gjysmë ton kokainë në kufirin me
Kokaina e kapur

RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi sot sekuestrimin e 492 kilogramëve kokainë në kontrollet e kryera në kufirin me Bjellorusinë. Oficerët e FSB-së gjetën 116 pako kokainë gjatë kontrollit të një kamioni në rajonin e Smolenskut.

Gjatë hetimit, dolën prova se një ngarkesë e dytë droge ishte rrugës. Informacioni u konfirmua pasi në një nga kontrollet që pasoi, u gjetën 373 pako me kokainë të fshehura në një automjet.

Droga vinte nga Amerika Latine dhe ishte e destinuar për në Poloni, ndërsa në pranga ka përfunduar vetë shoferi.

rusi

Sondazh

Poll