Bota

RRITEN në ferma të vogla, Gjykata e Lartë e Kalifornisë ndalon keqtrajtimin e derrave

Ligji ndalon shitjen në këtë shtet të mishit të derrit nga derrat e rritur në hapësira shumë të kufizuara. 

11 Maj 2023, 19:39 Nga a.l
RRITEN në ferma të vogla, Gjykata e Lartë e Kalifornisë
Derri

SHBA- Kalifornia ka miratuar një ligj që synon minimizimin e vuajtjes së kafshëve në fermat e derrave, një lajm ky jo i mirë për prodhuesit e proshutës dhe mishrave të tjerë. Gjykata e Lartë vendosi në favor të Kalifornisë për ligjin. 

Megjithëse Kushtetuta rregullon shumë çështje të rëndësishme, ne nuk mund të ndërhyjmë në llojin e bërxollës së derrit që lejohet të shitet në Kaliforni,” theksoi gjyqtari Neil Gorsuch.

Vendimi i Gjykatës së Lartë u mor pasi monitorimit të hapësirës së jetesës së derrave dhe pas një nisme popullore e cila çoi në një referendum, u miratua një ligj në vitin 2018 në shtetin e Kalifornisë, shkruajnë mediat e huaja. Ligji ndalon shitjen në këtë shtet të mishit të derrit nga derrat e rritur në hapësira shumë të kufizuara. 

neil gorsuch

Sondazh

Poll