Politike

Gara për Shkodrën/ Berisha ULTIMATUM Benet Becit: Ke 48 orë kohë të tërhiqesh

Kryedemokrati Sali Berisha tha se rivali i Bardhit, Benet Beci ka dhe 48 orë kosh që të tërhiqet nga gara dhe të mos përfaqësojë Edi Ramë në zgjedhjet e 14 majit.

11 Maj 2023, 20:38 Nga k.m.
Gara për Shkodrën/ Berisha ULTIMATUM Benet Becit: Ke 48 orë
Sali Berisha

SHKODËR- Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me qytetarët e Shkodrës, të cilëve u kërkoi që më 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia. Në fjalën e tij, kryedemokrati Sali Berisha tha se rivali i Bardhit, Benet Beci ka dhe 48 orë kosh që të tërhiqet nga gara dhe të mos përfaqësojë Edi Ramë në zgjedhjet e 14 majit.

“Më 14 maj, ju votoni për Këshillin Bashkiak, por Bardh Spahisë duhet t’i njohim një meritë tjetër. Unë po vij nga Lezha, rrugës shoh që Pjerini kishte shkruar: po vijnë talebanët. M’u kujtua Bardh Spahia që qeverisi me një këshill socialist dhe nuk i cilësoi kundërshtarët si talebanë, por i cilësoi si njerëz me të cilët duhet të negocionte, të bënte edhe kompromise, në mënyrë që bashkia të mbetej e të gjithë qytetarëve të Shkodrës.

Bardh Spahia ka dhënë një provë të madhe dhe unë i garantoj socialistët e Shkodrës se Bardh Spahia është dhjetë herë më afër atyre se Benet Beci që përfaqëson Edi Ramën. Ndaj qytetarët e Shkodrës duhet të votojnë për Bardh Spahinë. Po ia them sërish dy fjalë Benet Becit: ke edhe 48 orë, tërhiqu të të mbetet pak nder. Të ftosh shkodranët që të votojnë për flamurin e Edi Ramës, do të mbetet peng gjithë jetën tënde,”-u shpreh numri një i PD-së.

sali berisha benet beci shkoder zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll