Politike

"Po votuat PS-në, do ju grisim letrat"/ Rama flet me EMRA: Emigrantët po kërcënohen, por do merrem personalisht me dy sekserët

Ai u bëri thirrje emigrantëve që të votojnë të lirë, ndërkohë që u premtoi se do të merrej me sekserët pas 14 majit. 

11 Maj 2023, 20:22 Nga F.M
"Po votuat PS-në, do ju grisim letrat"/ Rama flet me EMRA:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se emigrantët po kërcënohen me dokumentat e tyre që të mos vijnë për të votuar Partinë Socialiste. I pranishëm në mitingun përmbyllës në Tiranë, Rama përmendi dy emra, Spiro Koka dhe  Napoleon Çakalli, t cilët tha se janë sekserët që marrin në telefon emigrantët dhe i kërcënojnë. Ai u bëri thirrje emigrantëve që të votojnë të lirë, ndërkohë që u premtoi se do të merrej me sekserët pas 14 majit. 

"Tani po i them këtu dy njerëzve që quhen Spiro Koka dhe Napoleon Çakalli që janë sekserë dhe marrin në telefon emigrantët të votojnë, ose duke i kërcënuar që po erdhën të votojnë të PS do ju grisin letrat, ose po nuk votuan për këtë maskara. Un pas 14 majit do merrem personalisht me ata të dy, i them emigrantëve jeni të lirë të vini të votoni, është e drejta juaj. Nëse do ta hani sapunin me dhjamë të atij maskarai po askush nuk duhet ta çojë nëpër mend se ka çakallë që ju prekin atyre letrat e emigracion. Avokati dhe mbrojtësi më i madh i minoritet grek në Shqipëri jam un dhe PS. Avokati i minoriteti jam un dhe SP dhe jo një maskara, nëj njeri i akuzuar për vrasje në Peshkëpi që nuk Meriton të jetojë në Himarë jo më të votojë,. Në çdo fshat ka budallain e vet por votën e dinë vet Himarjotët. Ja ku është faqja e zeze, luftojnë me Serbinë me Fejzbuk, kjo është fytyra e vërtetë, kjo është faqja e zezë që asnjë shqiptar nuk duhet ta votojë. Fitorja e 14 majit deri në Alpe deri poshtë në kufi me Greqinë do të jetë një fitore që nuk do e harroni kurrë,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll