Sport

Barça dërgon ofertën e parë për Dembélé, 50 milion euro klauzola e francezit!

Klubi i propozon vazhdimin e kontratës për tre sezone dhe lojtari që dëshiron të qëndrojë, tani do të studiojë kushtet.

11 Maj 2023, 18:36 Nga DOSJA
Barça dërgon ofertën e parë për

SPANJE - Një nga dosjet që Mateu Alemany, ende drejtori i futbollit, synon të lërë të mbyllura përpara largimit të tij tek Aston Villa është rinovimi i Dembélé. Klubi i Barçës tashmë ka dërguar ofertën e parë për përfaqësuesit e lojtarit, kanë saktësuar burime nga të dyja palët. Është hapi i parë për të vulosur vazhdimësinë e një prej lojtarëve që Xavi Hernández e konsideron thelbësor.

Kontrata e sulmuesit francez përfundon në vitin 2024 dhe propozimi fillestar është zgjatja e saj deri në qershor 2027. Synimi është të arrihet një marrëveshje para datës 30 qershor për të mos lejuar që klauzola e përfundimit të lojtarit të bjerë në 50 milionë euro. Dembélé është për të thënë 'po'. Lojtari dëshiron të qëndrojë dhe perspektivat, theksojnë zërat autoritativë rreth tij, janë të mira, megjithëse tashmë procesi është i hapur dhe rruga për të arritur një marrëveshje për të shmangur tundimin e klubeve evropiane dhe që ai të hyjë në vitin e fundit të kontratës pa qenë i lidhur .

Një javë më parë përfaqësuesit e Dembélé u takuan me Barçën për të vulosur bazat e vazhdimësisë së tij, megjithëse në atë kohë nuk bënë asnjë propozim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll