Sport

‘Cavalier’ Marotta bekon trajnerin: "Inzaghi do të qëndrojë, Onana nuk është në shitje”...

Drejtori i zikaltërve teksa nderohet me titullin ‘Cavalier’, i jep bekimin trajnerit Inzaghi për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që shprehet se për portierin Onana nuk kanë ndonjë ofertë zyrtare.

11 Maj 2023, 18:23 Nga DOSJA
‘Cavalier’ Marotta bekon trajnerin: "Inzaghi do të

ITALI - Një ditë pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League, përveç fitores 2-0 ndaj Milanit, drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, ka edhe një arsye tjetër për t'u gëzuar. 

Sot, në Sala Verdi të Konservatorit të Muzikës "Giuseppe Verdi" në Milano, drejtuesit të zikaltërve iu dha diploma e ‘Cavaliere’ me iniciativën e Presidentit të Republikës, gjatë ceremonisë së dhënies së ndereve të Urdhrit për Merita të Republikës së Italisë:

"Jam shumë i kënaqur me këtë vlerësim, - komentoi Marotta, - që përfaqëson kulmin e karrierës sime më shumë se 40-vjeçare. Jam shumë krenar që e kam marrë dhe gjej rastin të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë qenë pranë dhe kanë punuar me mua ndër vite”.

Nder për një karrierë që e çoi sot në një tjetër gjysmëfinale të Champions League. Raundi i parë i buzëqeshi Interit: “Inzaghi i kishte përgatitur shumë mire, kështu që ky rezultat dje është falë tij”,- tha Marotta më pas, duke folur në “Il Foglio Sportivo në San Siro”, një ngjarje e organizuar nga gazeta milaneze në Meazza. 

“Sot ndihemi të lumtur, por jo euforikë sepse fituam ndeshjen e parë dhe nuk jemi kualifikuar ende. Ecuria ishte pozitive, e favorshme për rikthimin që duhet ta përballojmë me respekt për kundërshtarin. Më ka ndodhur që rezultati është përmbysur në të kaluarën, për shembull ndaj Juventusit. 

Mendoj se qasja mbrëmë ishte vendimtare, kaluam 2-0 përpara dhe kjo e destabilizoi Milanin që është një ekip i fortë. Ne ishim të mirë në kontrollimin e grackave të Milanit në fazën e dytë, është ngushëlluese përsa i përket ndeshjes së dytë. Milani do të ketë një ngarkesë më të fortë".

Një paraqitje që sjell, siç tha edhe vetë Marotta, nënshkrimin e Inzaghit, një trajner që me rezultatet po largon kritikat dhe i jep rikonfirmimin për të drejtuar sërish Interin vitin e ardhshëm: "Unë mendoj kështu, vlerësimet nuk bëhen për një episod, apo për një ndeshje, por për mënyrën e punës dhe për profesionalizmin. 

Drejtori Marotta foli edhe për Onana, i cili thuhet se ka përfunduar në bllokun e shënimeve të Chelsea, që është gati të shpenzojë 40 milionë për ta çuar në Londër, një mundësi fitimi për klubin: “Nuk kemi pasur asnjë ofertë dhe Onana dëshiron të qëndrojë këtu. Nuk duam ta nxjerrim në treg". Dhe goditja e radhës në zero? "Është një aktivitet që po bën Ausilio dhe po e bën shumë mirë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll