Sport

Futbolli brazilian “i pushtuar” nga skandali i basteve dhe trukimi i ndeshjeve, 15 lojtarë të akuzuar para gjykatësit…

Disa prej tyre tashmë janë larguar nga ekipet e tyre

11 Maj 2023, 17:11 Nga DOSJA
Futbolli brazilian “i pushtuar” nga skandali i basteve dhe trukimi i
Pedrinho është një lojtar i larguar nga Ath. Paranaense

BRAZIL - Skandali i basteve dhe trukimeve të ndeshjeve, që po trondit futbollin brazilian, ka bërë që Prokuroria Publike të akuzojë, për momentin, gjithsej 15 lojtarë që kanë luajtur për klube të ndryshme në Seritë A dhe B të Brasileirão sezonin e kaluar. 

Mbrojtësi Eduardo Bauermann nga Santos, është emri më i madh dhe, sipas shtypit vendas, rrezikon një dënim nga dy deri në gjashtë vjet burg për pranimin e parave për dy ndeshje.

Megjithatë, skuadra Ath. Paranaense largoi nga ekipi lojtarët, si Pedrinho dhe Bryan Garcia, të cilët gjithashtu dyshohet se ishin të përfshirë në një skemë bastesh dhe janë ende nën hetim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll