Art&Argëtim

Zbulohen fotot e para të fëmijës së shtatë të aktorit Robert De Niro

79 vjeçari, tronditi botën me ardhjen e fëmijës së tij të shtatë

11 Maj 2023, 09:16 Nga m.s
Zbulohen fotot e para të fëmijës së shtatë të
Robert De Niro me partneren

SHBA- Mediat e huaja kanë zbuluar fotot e para të foshnjes së aktorit Robert De Niro. Partnerja e aktorit Tiffany Chen mbante në krahë të porsalindurën. 79 vjeçari, tronditi botën me ardhjen e fëmijës së tij të shtatë, raporton "Daily Mail".

Partnerja e aktorit, Tiffany Chen, doli për një shëtitje me fëmijën e saj ditën e mërkurë në New York.

Zbulohen fotot e para të fëmijës së shtatë të

Fëmija i porsalindur i çiftit - i cili dukej se ishte më pak se një muajsh - ishte veshur me rroba rozë dhe ishte mbështjellë me një batanije të bardhë ndërsa Tiffany e nxirrte foshnjën nga një karrocë.  

Ndonëse lajmi për zgjerimin e familjes së aktorit mund të ketë qenë një surprizë për fansat, De Niro i tha “Page Six” se nuk ishte i befasuar që do të bëhej sërish baba, dhe se shtatzënia me të dashurën Tiffany Chen ishte "e planifikuar". 

“Jam mirë me të”, tha aktori për “Extra” kur u pyet nëse ishte i emocionuar. "Unë jam mirë me të". 

De Niro zbuloi lajmin e bukur në një intervistë, pasi u pyet nga një gazetar se si ishte të jesh baba i gjashtë fëmijëve. 

Pikërisht atëherë ai tha se nuk kishte gjashtë, por shtatë fëmijë. Më pas zbuloi se së fundmi mirëpriti një fëmijë në jetën e tij. Aktori nuk dha më tej detaje në lidhje me gjininë e foshnjes apo emrin.

Çifti u fotografuan të kapur për dore në korrik 2021, dhe në mars të këtij viti Tiffany Chen u shfaq shtatzënë kur po largohej nga një restorant në Santa Monica, Kaliforni. /Dosja.al

robert de niro foshnje new york

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Maj 2023, 20:19 k.m.

Lily Collins i vjedhin unazat e dasmës

BRITANI E MADHE- Aktorja e "Emily in Paris", Lily Collins ka rënë pre e një grabitjeje. Kjo pasi hajdutët i vodhën unazën e feje...