Art&Argëtim

E trishtë! Britney Spears qëndron pa gjumë për ditë me radhë, burimi i TMZ: Ajo është e varur nga kafeina dhe pijet energjike

Njerëzit që luftojnë me shëndetin e tyre mendor shpesh kërkojnë "euforinë" dhe "energjinë" që ofron kafeina.

11 Maj 2023, 09:01 Nga A.B
E trishtë! Britney Spears qëndron pa gjumë për ditë me
Britney Spears 

SHBA-Britney Spears është e varur nga kafeina dhe pijet energjike, si pasojë edhe ajo qëndron zgjuar për tre ditë rresht. Kështu bëjnë të ditur burimet pranë saj për TMZ, duke thënë se ajo “konsumon vazhdimisht pije energjike dhe kafe, gjë që është e zakonshme tek njerëzit që vuajnë nga sëmundje mendore”.

Madje ata theksuan se ky zakon i bën të qëndrojë zgjuar për disa ditë. Prezantuesi i "Celebrity Rehab" Dreë Pinsky tha se njerëzit që luftojnë me shëndetin e tyre mendor shpesh kërkojnë "euforinë" dhe "energjinë" që ofron kafeina.

Deri më tani Britney nuk ka komentuar asnjërën nga këto deklarata dhe as ndonjë përfaqësues i saj. Emisioni i TMZ, i titulluar "Britney Spears: Çmimi i Lirisë", detajon jetën e yllit pasi ajo u "liruar" nga kujdestaria.

Në të, fansat e saj kanë mundësinë të shohin martesën e saj me Sam Asghari, por edhe marrëdhëniet e saj me familjen sot.

Britney Spears mund të ketë qenë e lirë për një vit e gjysmë që nga përfundimi i kujdestarisë së saj të detyrueshme, por ka ende probleme të mëdha në jetën e saj”, dëgjohet të thuhet në trailer.

Në klipin prej 30 sekondash, drejtori i TMZ Fabian Garcia pohon se "Martesa e Spears me Sam Asghari është në telashe serioze"./Dosja.al

britney spears

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Maj 2023, 20:19 k.m.

Lily Collins i vjedhin unazat e dasmës

BRITANI E MADHE- Aktorja e "Emily in Paris", Lily Collins ka rënë pre e një grabitjeje. Kjo pasi hajdutët i vodhën unazën e feje...