Art&Argëtim

Martohet Sia, në ceremoninë e këngëtares ishin të ftuar 4 persona (FOTO)

10 Maj 2023, 09:01 Nga m.s
Martohet Sia, në ceremoninë e këngëtares ishin të ftuar
foto nga ceremonia

ITALI- Sia, e cila e ka mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë lidhjen e saj, është martuar në një ceremoni të vogël ku kanë qenë të pranishëm 4 persona.

Ajo u martua me partnerin e saj Dan Bernard gjatë fundjavës, në një ceremoni të vogël dhe private në Portofino, Itali, shkruan "Protothema".

Ende nuk dihet se kur çifti filluan të takoheshin, pasi Sia e ka mbajtur të fshehtë romancën e tyre. Ajo ka ndarë vetëm një foto me ndjekësit e saj në Instgram vitin e kaluar, ku tregonte se sa e lumtur ishte në krahët e partnerit.

Para Bernardit, këngëtarja 47-vjeçare ishte e martuar me Eric Anders. Çifti u nda në dhjetor 2016. /Dosja.al

dan bernard sia

Sondazh

Poll