Art&Argëtim

Eurovizion 2023: Kush është izraelitja që i vuri flakën skenës? (VIDEO)

Kirel ka kënduar “Unicorn” dhe ka magjepsur shikuesit dhe të pranishmit në sallë të cilët u elektrizuan nga interpretimi i saj. Pas performancës emri i saj ka arritur "majat" dhe shikuesit e duan atë të “ngjitet” në top 5-shen.

10 Maj 2023, 15:30 Nga f.i
Eurovizion 2023: Kush është izraelitja që i vuri flakën
Noa Kirel

BRITANI E MADHE- Një performancë ndryshe në Eurovision 2023 ishte ajo e Noa Kirel, përfaqësuesues së Izraelit mbrëmjen e djeshme në gjysmëfinalen e parë. 

'Doni të më shihni duke kërcyer?”, kështu e hapi performancën e saj 22-vjeçarja nga Izraeli. Kirel ka kënduar “Unicorn” dhe ka magjepsur shikuesit dhe të pranishmit në sallë të cilët u elektrizuan nga interpretimi i saj. Pas performancës emri i saj ka arritur "majat" dhe shikuesit e duan atë të “ngjitet” në top 5-shen.

Kush është Noa Kirel?

Në vendlindjen e saj në Izrael, Noa është një nga yjet më të mëdhenj me një audiencë të lakmueshme për moshën e saj.

E lindur më 10 prill 2001 në Ra’anana të Izraelit, Noa Kirel e tregoi pasionin e saj për të performuar që në moshë shumë të hershme. Kur ishte vetëm 8 vjeç, ajo filloi të merrte mësime kënge dhe kërcimi dhe shumë shpejt tërhoqi vëmendjen e profesionistëve të industrisë. Në vitin 2017, kur mori pjesë në ciklin e parë të reality shoë-t të njohur izraelit “The Next Star”.

Përveç suksesit në industrinë e muzikës, Noa ka lënë gjurmë edhe në aktrim dhe modeling. Ajo u shfaq në serialin dramatik izraelit Tzimerim dhe bëri debutimin e saj në film në komedinë muzikore.

eurovision 2023

Sondazh

Poll