Art&Argëtim

Kritikat e Katy Perry për Meghan Markle rishfaqen pas kurorëzimit: Kate fitoi

Pamjet në video tregojnë këngëtaren duke komentuar nusen e Mbretit Charles, Meghan Markle, fustanin e nusërisë së saj në 2018 gjatë një paraqitjeje në tapetin e kuq. Kur një gazetar e pyeti Perry-n për fustanin e nusërisë Givenchy të Markle, për të cilën ajo u përgjigj duke shkelur syrin: “Do e kisha bërë më mirë. Kate fitoi.” 

10 Maj 2023, 14:24 Nga f.i
Kritikat e Katy Perry për Meghan Markle rishfaqen pas kurorëzimit:
Kate Middleton, Katy Perry dhe Meghan Markle

BRITANI E MADHE- Komentet e Katy Perry për Meghan Markle janë bërë virale në rrjet. Mediat e huaja  shkruajnë se në videon që po qarkullon, pas performancës së saj në koncertin e kurorëzimit të Mbretit Charles III, këngëtarja kritikoi Meghan Markle dhe lavdëroi Kate Middleton.

Pamjet në video tregojnë këngëtaren duke komentuar nusen e Mbretit Charles, Meghan Markle, fustanin e nusërisë së saj në 2018 gjatë një paraqitjeje në tapetin e kuq. Kur një gazetar e pyeti Perry-n për fustanin e nusërisë Givenchy të Markle, për të cilën ajo u përgjigj duke shkelur syrin: “Do e kisha bërë më mirë. Kate fitoi.” 

Në një video tjetër nga intervista, e cila nuk shfaqet në klipet virale Perry lavdëroi Meghan për punën e saj humanitare. 

"Është e mahnitshme ajo po bën me të gjitha përpjekjet e saj humanitare. E dini, fakti që ajo është një feministe krenare, më pëlqejnë të gjitha këto. Kështu që, unë e mbështes atë si një grua tjetër, e dua dhe i uroj mirë [Markle dhe Princ Harry].”-u shpreh Perry.

katy perry meghan markle kate middleton

Sondazh

Poll