Bota

Fshati i vogël në Alpet e Zvicrës kërcënohet nga rrëshqitjet e dheut, nis evakuuimi i 85 banorëve

Autoritetet vendosën të përshpejtojnë procesin pasi zbuluan se shkëmbinjtë, që peshojnë miliona tonë, po lëvizin më shpejt nga sa kishin vlerësuar ekspertët më parë.

10 Maj 2023, 21:24 Nga a.l
Fshati i vogël në Alpet e Zvicrës kërcënohet nga
Alpet juglindore në Zvicër

ZVICËR- Banorët e Brindz- it kanë nisur të evakuuoen nga fshati i tyre i vogël në Alpet juglindore të Zvicrës, pasi kërcënohet nga shembja e një pjese të malit që ndodhet mbi të. Mediat e huaja raportojnë se, 85 banorët e fshatit piktoresk, i cili është vetëm 30 km nga Davos dhe 50 km nga St Moritz, do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre deri në orën 18:00 të së premtes. Autoritetet vendosën të përshpejtojnë procesin pasi zbuluan se shkëmbinjtë, që peshojnë miliona tonë, po lëvizin më shpejt nga sa kishin vlerësuar ekspertët më parë.

“Doja të ngjitesha për herë të fundit dhe t'i them lamtumirë shtëpisë së prindërve të mi. Ne nuk e dimë nëse Brindz do të ekzistojë ende pas dy javësh ,"tha një grua që u rrit në fshatin malor për agjencinë e lajmeve Keystone-ATS. Me lot në sy, ajo shpjegoi se ishte e vështirë të thoshte lamtumirë pasi për një kohë të gjatë besonte se evakuimi nuk do të ishte i nevojshëm.

Mbi fshat, shkëmbinj të panumërt, përafërsisht sa një shtëpi kopshti, janë shpërndarë nëpër livadh. Gurët dhe shkëmbinjtë më të vegjël bien poshtë malit në intervale të rregullta. Fenomeni është intensifikuar javët e fundit, siç shpjegoi Christian Gartmann, zyrtari i shtypit i komunitetit Albula, i cili përfshin Brindz, një fshat i përmendur për herë të parë në tekstet e shkruara në mesin e shekullit të 9-të.

Kushtet e motit e përshpejtojnë fenomenin dhe banorët nuk do të mund të kthehen në zonë për shumë javë apo edhe muaj. Në total, fshatin kërcënojnë 2 milionë metër kub shkëmb, por dëmi është i vështirë të parashikohet. 

alpet ne zvicer

Sondazh

Poll