Bota

Prokurorët e Francës nisin hetimet për vdekjen e gazetarit të AFP-së në Ukrainë

Vdekja e tij e çon në të paktën 11 numrin e gazetarëve dhe shoferëve të ekipeve mediatike të vrarë që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë më shumë se një vit më parë. 

10 Maj 2023, 20:00 Nga a.l
Prokurorët e Francës nisin hetimet për vdekjen e gazetarit
Arman Soldin

UKRAINË- Prokuroria e Francës ka nisur një hetim për vdekjen e gazetarit të AFP, Arman Soldin, i cili u vra në Ukrainë.  Soldin, 32 vjeç, vdiq kur ai dhe kolegët e tij të AFP u sulmuan nga raketat Grad të martën ndërsa ishin me trupat ukrainase pranë Chasiv Yar, në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, shkruajnë mediat e huaja. 

Prokurorët njoftuan se hetimi francez do të trajtohet nga OCLCH, një njësi hetimore e specializuar në krimet kundër njerëzimit dhe krimet e urrejtjes, dhe do të kërkojë të përcaktojë rrethanat e sakta të vdekjes së Soldin. 

Vdekja e tij e çon në të paktën 11 numrin e gazetarëve dhe shoferëve të ekipeve mediatike të vrarë që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë më shumë se një vit më parë. 

arman soldin

Sondazh

Poll