Bota

Konjufca takim me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë: Nuk do të pranojmë asnjë model që cënon demokracinë e shtetit

Në takimin rreth dialogut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kreu i Kuvendit theksoi se Qeveria e Kosovës është jashtëzakonisht e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët e cila është në të mirë të të dyja shteteve dhe nga e cila vendet do të kenë prosperitet në të gjitha fushat.

10 Maj 2023, 21:13 Nga a.l
Konjufca takim me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë: Nuk do
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, i kryesuar nga Timothy Chorba. Ai deklaroi para diplomatëve amerikanë se Kosova në asnjë mënyrë nuk do të pranojë asnjë model, që ka për qëllim zhbërjen e shtetit dhe zbehjen e kompetencave ekzekutive brenda territorit të Kosovës. 

Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj dialogut dhe gjetjes së zgjidhjes më të mirë për qytetarët e të dyja shteteve, por assesi, në asnjë rrethanë nuk do të pranohen modele që rrezikojnë shtetin dhe lirinë e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Në takimin rreth dialogut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kreu i Kuvendit theksoi se Qeveria e Kosovës është jashtëzakonisht e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët e cila është në të mirë të të dyja shteteve dhe nga e cila vendet do të kenë prosperitet në të gjitha fushat.

Në vazhdim të takimit, Kosova, siç ka thënë Konjufca, është projekti më i rëndësishëm i faktorit ndërkombëtar i fundshekullit 20-të, i cili rezultoi me ndaljen e gjenocidit dhe trasoi rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. 

glauk konjufca

Sondazh

Poll