Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Kiliçdaroglu: Do të qëndrojmë më pranë Perëndimit

Gjatë intervistës së tij, kandidati për president të Turqisë, duke folur për Wall Street Journal, dha garanci për kthimin drejt Perëndimit.

10 Maj 2023, 21:18 Nga a.l
Zgjedhjet në Turqi/ Kiliçdaroglu: Do të qëndrojmë
Kemal Kiliçdaroglu

TURQI- Turqia ka hyrë në fazën përfundimtare për zgjedhjet, ku beteja konsiderohet e vështirë për presidentin aktual Tayip Erdoganin, siç tregojnë sondazhet, ndërsa në të njëjtën kohë mediat ndërkombëtare flasin për fillimin e fundit të qeverisjes së AKP-së. Në të njëjtën kohë, Kemal Kilicdaroglu po merr në konsideratë kthimin drejt Perëndimit, shkruan Protothema.gr. Gjatë intervistës së tij, kandidati për president të Turqisë, duke folur për Wall Street Journal, dha garanci për kthimin drejt Perëndimit.

"Do të ketë një afrim me Perëndimin, kryesisht me vendet e Bashkimit Evropian," theksoi Kilicdaroglu. 

Për SHBA-në dhe NATO-n, ai tha se Turqia do të respektojë me përpikëri detyrimet e saj ndaj NATO-s.  Ai foli për një ripërqasje ndaj kësaj çështjeje konkrete, ndërsa paralajmëroi se në rast se Erdogan fiton, Turqia do kthehet në diktaturë. 

zgjedhjet ne turqi kemal kilicdaroglu

Sondazh

Poll