Bota

Çavusoglu: Marrëveshja e grurit të Detit të Zi mund të zgjatet për dy muaj

Siç tha diplomati grek, marrëveshja e Detit të Zi ishte ndër çështjet që ka diskutuar me homologun e tij rus Sergej Lavrov dhe se shpreson të arrihet një rezultat pozitiv në bisedimet që filluan sot në Stamboll dhe do të vazhdojnë nesër, të enjten.

10 Maj 2023, 20:59 Nga a.l
Çavusoglu: Marrëveshja e grurit të Detit të Zi mund
Eksporti i grurit

TURQI- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu deklaron se marrëveshja e Detit të Zi për eksportin e grurit ukrainas mund të zgjatet edhe për të paktën dy muaj të tjerë, ndërsa zyrtarët nga palët e përfshira diskutojnë mundësinë në një takim në Stamboll. Rusia thotë se nuk do ta zgjasë marrëveshjen përtej 18 majit nëse nuk plotësohen kërkesat e saj dhe nuk hiqen barrierat për eksportet e grurit, shkruajnë mediat e huaja. 

Siç tha diplomati grek, marrëveshja e Detit të Zi ishte ndër çështjet që ka diskutuar me homologun e tij rus Sergej Lavrov dhe se shpreson të arrihet një rezultat pozitiv në bisedimet që filluan sot në Stamboll dhe do të vazhdojnë nesër, të enjten.

Mendoj se mund ta zgjasim edhe për të paktën dy muaj”, theksoi ministri turk.

Kjo marrëveshje u arrit verën e kaluar me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së për të trajtuar krizën globale të ushqimit të përkeqësuar nga lufta në Ukrainë. Zyrtarë nga Rusia, Ukraina, Turqia dhe OKB marrin pjesë në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit (JCC) me bazë në Stamboll që zbaton marrëveshjen. 

mevlut çavusoglu

Sondazh

Poll