Bota

Ankohet sërish shefi i grupit 'Wagner': Kemi marrë vetëm 10% të municioneve deri tani

Kreu i grupit mercenar rus 'Wagner', Yevgeny Prigozhin është ankuar sërish se në Ministrinë ruse të Mbrojtjes se ushtarët e tij  ende nuk po marrin sasinë e municioneve që iu duhen për të luftuar kundër forcave ukrainas në betejën që po zhvillohet aktualisht në qyetetin lindor të Bakhmutit.

10 Maj 2023, 19:32 Nga a.l
Ankohet sërish shefi i grupit 'Wagner': Kemi marrë
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Kreu i grupit mercenar rus 'Wagner', Yevgeny Prigozhin është ankuar sërish se në Ministrinë ruse të Mbrojtjes se ushtarët e tij  ende nuk po marrin sasinë e municioneve që iu duhen për të luftuar kundër forcave ukrainas në betejën që po zhvillohet aktualisht në qyetetin lindor të Bakhmutit, shkruajnë mediat e huaja

"Ne nuk po marrim municion të mjaftueshëm, po marrim vetëm 10 përqind," tha Prigozhin, duke vënë në dukje se njerëzit e tij vazhduan të përparonin drejt Bakhmutit.

Në një transmetim audio në Telegram, Prigozhin tha se ministria e mbrojtjes, e cila ka premtuar të garantojë të gjitha njësitë luftarake burimet që u nevojiten ka mbajtur takime të gjata për çështjen e furnizimeve me predha, por se ende nuk ka ndonjë përparim.  

yevgeny prigozhin grupi wagner

Sondazh

Poll