Bota

TRONDITËSE në Britani/ 22-vjeçarja rrëmbehet nga i dashuri dhe hidhet nga fugoni, i çahet kafka e kokës por mbijeton

Siç shihet edhe në foto Lynn ka pësuar thyerje në pjesën e sipërme të kafkës, poshtë anës së fytyrës dhe në ballë. Ndërsa një tjetër imazh tregon dëmtimet e hundës, grykës së syrit dhe faqeve.

10 Maj 2023, 19:16 Nga a.l
TRONDITËSE në Britani/ 22-vjeçarja rrëmbehet nga i dashuri
Angel Lynn

BRITANI - Një 22-vjeçare në Britani e identifikuar me emrin Angel Lynn ka pësuar një aksident të rëndë që për pak sa nuk përfundoi fatal. Skanimet tregojnë çarjet e tmerrshme në kafkën e të resë pasi ajo u rrëmbye nga i dashuri i saj dhe ra nga një furgon në rrugë me 60 km/h. 

Siç shihet edhe në foto Lynn ka pësuar thyerje në pjesën e sipërme të kafkës, poshtë anës së fytyrës dhe në ballë. Ndërsa një tjetër imazh tregon dëmtimet e hundës, grykës së syrit dhe faqeve, shkruajnë mediat e huaja. 

Ish-i dashuri i saj Chay Bowskill po vuan një dënim 12-vjeçar për rrëmbim e dhe mosdeklarim të provave lidhur me ngjarjes. Bowskill pretendoi se Angel kishte rënë ose u hodh nga furgoni ndërsa udhëtonte me 60 mph, por nëna e saj Nikki Lynn beson se ajo ishte shtyrë. Lëndimet e Angel ishin aq të rënda sa mjekët kishin frikë se ajo nuk do të mbijetonte, por tani ajo është në gjendje të qëndrojë në këmbë dhe të komunikojë më shumë. 

angel lynn

Sondazh

Poll