Bota

Moti i keq 'gjunjëzon' Kongon/ Përmbytje masive në disa zona, vdesin 400 persona, NDODH mrrekullia në liqenin Kivu, shpëtohen 2 foshnja

Prindërit e tyre kanë vdekur, por komuniteti është në kontakt me njerëzit që mund t'i birësojnë ata. 

10 Maj 2023, 18:54 Nga a.l
Moti i keq 'gjunjëzon' Kongon/ Përmbytje masive në disa
Shpëtohet foshnja në Kongo

KONGO-  Dy foshnja janë shpëtuar duke lundruar pranë brigjeve të liqenit Kivu disa ditë pasi përmbytjet vranë më shumë se 400 njerëz në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

"Është një mrekulli, ne të gjithë ishim të mahnitur," tha kreu i komunitetit lokal Delphin Birimbi për BBC.

Prindërit e tyre kanë vdekur, por komuniteti është në kontakt me njerëzit që mund t'i birësojnë ata. 

Nuk është e qartë se si foshnjat mbijetuan tre ditë në liqen, por shikuesit thonë se ata po notonin mbi mbeturina.
Foshnjat u shpëtuan të hënën, njëra në Bushushu dhe tjetra në Nyamukubi, dy fshatrat më të goditur nga përmbytjet që goditën javën e kaluar. 

Kryqi i Kuq i Kongos ka paralajmëruar se, tragjedia ka çuar në skena shqetësuese në fshatrat e trupave të vdekur të grumbulluar dhe të mbështjellë me batanije. Aroma e trupave të dekompozuar të kufomave është përhapur në gjithë popullatën, shkruan BBC. 

Megjithatë, identifikimi i të gjithë të vdekurve është një sfidë, thonë drejtuesit lokalë, pasi disa prej tyre nuk ishin banorë të fshatit, por tregtarë që vizitonin nga qytetet fqinje ndërsa shirat ranë në një ditë tregu.

permbytje ne kongo

Sondazh

Poll