Bota

BETEJA në Bakhmut/ Forcat ukrainase çlirojnë pjesë nga qyteti lindor, tërhiqen trupat e Moskës

Një komandant ushtarak ukrainas deklaron se forcat ruse në Bakhmut janë tërhequr deri në 2 km në disa zona, pas kundër-ofensive.

10 Maj 2023, 18:32 Nga a.l
BETEJA në Bakhmut/ Forcat ukrainase çlirojnë pjesë nga
Ushtria ukrainase

UKRAINË-  Një komandant ushtarak ukrainas deklaron se forcat ruse në Bakhmut janë tërhequr deri në 2 km në disa zona, pas kundër-ofensive. Gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi, i cili kryeson forcat tokësore të Ukrainës, ka postuar në faqen e tij zyrtare në Telegram, shkruan The Guardian. 

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar një brigadë prej mijëra trupash në Bakhmut.

"Në disa zona të frontit, armiku nuk mund t'i rezistonte sulmit të mbrojtësve ukrainas dhe u tërhoq në një distancë deri në dy kilometra. Ishte kryerja kompetente e operacionit mbrojtës që lodhi forcat e stërvitura të PvC "Wagner" dhe i detyroi ato të zëvendësoheshin në drejtime të caktuara nga njësi më pak të përgatitura të trupave të rregullta ruse, të cilat u mundën dhe u larguan", shkruan ai.  

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. 

 oleksandr syrskyi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll