Sport

Historia e rrallë, një gol i Argjentinës i shpëtoi jetën prokurorit polak

Goli i shënuar në fund të pjesës së parë i ringjalli interesin atij për të parë pjesën e dytë të ndeshjes dhe pikërisht në këtë moment ndodh mrekullia.

10 Maj 2023, 15:49 Nga DOSJA
Historia e rrallë, një gol i Argjentinës i shpëtoi

POLONI- A mundet që një gol të shpëtojë jetën e një njriu? Teorikisht jo, por ajo që ndodhi më 30 qershor të vitit 1998 është një histori vërtetë speciale.

Luhej faza e 1/8 të Botërorit në Francë, ushte ndeshja Angli-Argjentinë. Pasi Argjentina kaloi e para më avantazh, Anglia e përmbys disavantazhin dhe rezultati shkon në 2-1 pak minuta nga fundi i pjesës së parë. Një ndeshje që nuk pati më interes për prokurorin polak Naren Kopaczen i cili po e shihte pa interes ndeshjen duke u bërë gati për rutinën e tij të përnatshme.

Të nxirrte shëtitje qenin dhe të parkonte makinën në rajonin e policisë, ashtu siç bënte çdo mbrëmje në orën 22:00. Por përpara vërshëllimës së përfundimit të pjesës së parë Argjentina barazon falë një goli të Javier Zanettit pas një skeme nga goditja standarte.

Kjo ringjalli interesin për të parë pjesën e dytë të ndeshjes nga prokurori Kopaczen. Dhe pikërisht në këtë moment ndodh mrekullia. Narek si shumë prokuror merrej me çështjet e mafies dhe ishte shënjestra e një grupi kriminal që kishte studiuar rutinën e tij për ta goditur atëherë kur më pak e priste.

Ata montuan një bombë e cila ishte programuar të shpërthente në atë orar. Por këtë herë nuk kishte asnjeri në makinë dhe prokurori Kopazcen pa se si makina e tij shpërtheu nga dritarja e shtëpisë. Pak kohë më parë prokuri Kopaczen i shkroi kombëtares së Argjentinës duke e falenderuar se si në mënyrë të pavullnetshme i kishin shpëtuar jetën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll