Sport

‘Memet’ pas Real Madrid - Manchester City! Haaland, “objektivi” i fansave: “Kur bota kishte nevojë për të, ai u zhduk!”...

Ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester City ishte kryefjala e futbollit evropian këtë fundjavë dhe ngjarjet në “Santiago Bernabeu” ndezën një sërë memesh, që u bënë virale në mediat sociale në kohë rekord!

10 Maj 2023, 13:52 Nga DOSJA

‘Memet’ pas Real Madrid - Manchester City! Haaland,

SPANJE - Real Madrid - Manchester City ka ndezur një sërë memesh virale në rrjetet sociale. Pas një shfaqjeje të çuditshme të norvegjezit në kryeqytetin spanjoll, shumica e batutave kishin si “frymëzimin” Erling Haaland. 

Në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për “Qytetarët” dhe në natën kur të gjithë mbështetësit e skuadrës së Pep Guardiolës prisnin që golashënuesi i skuadrës të bënte diferencën, sulmuesi i ri nuk u gjend askund.

Një burim frymëzimi për përdoruesit e internetit është kthyer edhe Carlo Ancelotti, me batutat për “vetullën e famshme” të teknikut italian tashmë duke u bërë zakon vitet e fundit. Legjenda thotë se kur trajneri i Real Madridit bën thirrje për këtë gjest, lojtarët e tij sulmojnë kundërshtarët e tyre dhe përfundimisht arrijnë të fitojnë.

Real Madrid dhe Manchester City barazuan 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, të luajtur në Santiago Bernabeu. Ndeshja vendimtare do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, në Angli, në stadiumin “Etihad” dhe fituesi do të përballet në finalen e Stambollit me fituesin e “çiftit” mes Milanit dhe Interit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll