Politike

Buxheti/ Kryebashkiakja e Prrenjasit letër ndërkombëtarëve: Klika e PS ka paralizuar institucionet

1 Mars 2019, 15:34 Nga DOSJA
Buxheti/ Kryebashkiakja e Prrenjasit letër ndërkombëtarëve:

Ashtu sikurse kryebashkiaku i Skraparit Nesim Spahiu, edhe Kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira ka apeluar tek ndërkombëtarët dhe ambasada amerikane, lidhur me bllokimin e buxhetit. Pak ditë më parë, Rira akuzoi qeverinë dhe veçanërisht, kreun e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se kanë bllokuar buxhetin e bashkisë për interesa të tyre.(Lexo këtu)

Në një letër drejtuar delegacionit të PE-së në Tiranë, Kryebashkiakja Rira, shprehet se në bashkinë e Prrenjasit, PS ka paralizuar dhe penguar çdo shërbim ndaj qytetarëve. Nga ana tjetër, ajo thotë se ata që kanë bllokuar buxhetin, do të japin llogari para njerëzve, të cilëve iu kanë hequr bukën e gojës.

Letra e plotë e kryebashkiakes Miranda Rira

Kemi njoftuar sot per gjendjen e paprecedente ne te cilen ndodhet bashkia Prrenjas, Ambasaden Amerikane, Delegacionin e Bashkimit Europian ne Shqiperi, Keshillin e Europes! Si anetare ne dy komisone te Keshillit te Europes, Komisionit te Monitorimit dhe Komisionit te Çeshtjeve te Aktualitetit, i jemi drejtuar Presidentit te Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Sekretarit te Pergjithshem! Gjendja qe po kalon bashkia Prrenjas, pa buxhet, per shkak te bllokimit qe i ben PS dhe gjitha klika e tyre, ka demtuar rende jo vetem femijet e vegjel duke lene kopshtet dhe cerdhet pa ushqim, por duke paralizuar dhe penguar çdo sherbim ndaj qytetareve. Femijet nuk duhet te jene viktime e kesaj menxyre! Kjo eshte “bashkeqeverisja” me popullin, Z. Edi Rama? Te heqesh sherbimet 37.000 banoreve te majte e te djathte, te Ps e te Pd, vetem se Kryetarja e bashkise eshte ne opozite?? Ata qe kane bllokuar dhe vazhdojne te mbajne peng buxhetin 2019 te kesaj bashkie te varfer, nje dite do te japin llogari para njerezve, te cileve sot ju heqin buken dhe neser i vrasin per se gjalli.

Të qenit në pakicë në Këshillet Bashkiake, ka bërë që si në Bashkia e Përrenjasit ashtu edhe ajo e Skraparit të bllokohet buxheti. Kryetarët respektivë, akuzojnë deputetët socialistë Taulant Balla dhe Nure Belba, që sipas tyre u bëjnë presion këshilltarëve socialistë që të pengojnë miratimin e buxhetit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bllokimi i buxhetit leter nderkombetareve miranda rira bllokimi i buxhetit leter nderkombetareve miranda rira

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2019, 14:47

Nard Ndoka dhe Agron Duka djegin mandatet (Foto)

Deputeti Nard Ndoka dhe kandidati për deputet Agron Duka kanë firmosur dorëheqjen nga mandati i tyre si deputet. Në foton e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al s...