Politike

Kuvendi miraton projekt rezolutën për negociatat, zyrtarizohen dhe propozimet e Bushatit

2 Tetor 2019, 14:44 Nga DOSJA
Kuvendi miraton projekt rezolutën për negociatat, zyrtarizohen dhe

TIRANË- Komisioni i Integrimit ka miratuar sot amendimet e propozuara nga deputeti Ditmir Bushati për projekt rezolutën për mbështetjen e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE.

Siç shihet në dokumentin e Kuvendit, ku është miratuar projekt rezoluta, propozimet e ish-minsitrit janë pranuar pothuajse të gjitha, por nuk është miratuar vetëm “realizimi i Reformës Zgjedhore brenda vitit 2019”.

Në mbledhje, Rudina Hajdari, e cila është dhe kryetare e këtij komisioni tha se palët ishin dakordësuar për amendimet në fjalë dhe se Kuvendi pret një përgjigje pozitive nga Këshilli Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Deputeti Ditmir Bushati një ditë më parë publikoi propozimet e tij, në atë që e quajti një pakt kombëtar për Evropën. Disa nga propozimet e tij ishin për që: Kuvendi të nxisë institucionet tjera përgjegjëse me qëllim ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsiont dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, brenda vitit 2019.

Shqipëria ka marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati hapja e negociatave rezoluta per negociatat ditmir bushati hapja e negociatave rezoluta per negociatat

Sondazh

Poll