Aktualitet

Aksidenti i urbanit në Sauk, Policia: Drejtuesi i makinës ka hyrë në kundravajtje

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, pasagjerja e tij si dhe 3 pasagjerë nga urbani.

10 Maj 2023, 11:11 Nga I.A
Aksidenti i urbanit në Sauk, Policia: Drejtuesi i makinës ka hyrë
Policia

TIRANË- Aksidenti mes urbanit dhe makinës në Sauk ka lënë 5 të plagosur. Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkka të makinës, pasi ka hyrë në kundravajtje duke i dalë përpara autobusit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, pasagjerja e tij si dhe 3 pasagjerë nga urbani.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali. Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin. Po kryhen procedurat për ndalimin e shtetasit I. A. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksidentohet autobusi

Sondazh

Poll