Aktualitet

Taulant Malaj rrëfen masakrën: Videon e bëra vet, një ditë italiani e solli gruan time me Maserati

Gjatë marrjes në pyetje ai foli edhe për tentativën e vrasjes së gruas së tij, të cilën ai vazhdon ta akuzojë se ka pasur një lidhje romantike me Massimo për më shumë se një vit, i cili jetonte në të njëjtën ndërtesë apartamentesh në Torremaggiore. 

10 Maj 2023, 10:35 Nga I.A

 

Taulant Malaj rrëfen masakrën: Videon e bëra vet, një
Taulant Malaj, Tefta Malaj dhe Xhesika Malaj

 

ITALI- Vrasja e dyfishtë e Torremaggiore është rrëfyer nga Taulant Malaj në një marrje të gjatë në pyetje para prokurorit publik. Mediaset shkruan se Taulant Malaj e kishte planifikuar masakrën atë natë, pasi kishte kapur gruan e tij duke biseduar me Massimon.

 "Unë e bëra videon pranë kufomave kështu, nuk kishte asnjë arsye të veçantë. I regjistrova takimet e tyre, një ditë ai e solli me makinë me Maserati. Pasi i vrava mora në telefon vëllain tim të cilit i thashë çfarë kisha bërë. Nuk erdhi menjëherë, kishte frikë, mbërriti pas ambulancës”, tha Malaj. 

Gjatë marrjes në pyetje ai foli edhe për tentativën e vrasjes së gruas së tij, të cilën ai vazhdon ta akuzojë se ka pasur një lidhje romantike me Massimo për më shumë se një vit, i cili jetonte në të njëjtën ndërtesë apartamentesh në Torremaggiore. 

"Ata ishin takuar pas një aksidenti automobilistik, që atëherë kishin filluar të flisnin dhe të dilnin. Madje hanin bashkë. Këto takime i regjistroja me celular", shpjegoi ai.

Prokuroria ka nisur të analizojë telefonat celularë të sekuestruar nga viktimat dhe vrasësi i dyshuar. Dhe versioni i disa dëshmitarëve do të jetë gjithashtu i rëndësishëm. Gianluca De Santis, vëllai i viktimës, ka mohuar tashmë çdo lidhje sentimentale apo kontakte mes Massimos dhe gruas së bukëpjekësit shqiptar. 

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

taulant malaj masakra e shqiptarit ne itali

Sondazh

Poll