Aktualitet

Ndërtim pa lejet dhe vjedhje, arrestohet 1 person në Elbasan, 2 shpallen në kërkim

Dy persona të tjerë, janë shpallur në kërkim, pasi tentuan që të vidhnin një servis automjetesh.    

10 Maj 2023, 10:35 Nga I.A
Ndërtim pa lejet dhe vjedhje, arrestohet 1 person në Elbasan, 2
Policia

ELBASAN- Një peson është arrestuar në Elbasan dhe dy janë shpallur në këtrkim për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga ka rënë një person, i cili po kryente ndërtime pa leje në banesë. Po ashtu punonjësi që po kryente punimet është lënduar dhe është transportuar drejt spitalit. Dy persona të tjerë, janë shpallur në kërkim, pasi tentuan që të vidhnin një servis automjetesh.    

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 68 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kohës që po kryente punime ndërtimi pa leje, në banesë, për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga lartësia, punonjësi që po kryente këto punime, shtetasi M. P., 40 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 27 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. K., 25 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin në një servis automjetesh.Vijon puna për kapjen e shtetasit K. K. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll