Aktualitet

Goditi me lopatë në kokë 56-vjeçarin në Koplik, arrestohet autori

Një 52-vjeçar banues në fshatin Reç, Malësi e Madhe është arrestuar nga policia, pasi ka goditur në kokë me një lopatë një 56-vjeçar i cili mbetur i plagosur.

10 Maj 2023, 10:41 Nga f.i
Goditi me lopatë në kokë 56-vjeçarin në Koplik,
foto ilustruese

KOPLIK- Një 52-vjeçar banues në fshatin Reç, Malësi e Madhe është arrestuar nga policia, pasi ka goditur në kokë me një lopatë një 56-vjeçar i cili mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku pas një konflikti të çastit, 52-vjeçari ka goditur me send të fortë shtetasin A.K.

Sipas autoriteteve mësohet se 56-vjeçari merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 52-vjeçari, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, Koplik, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (lopatë) në kokë, dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. K., 56 vjeç, banues në Koplik.

56-vjeçari merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

arrestohet 52 vjecari koplik

Sondazh

Poll