Bota

2 vite hetime! Finalizohet OPERACIONI 'blic' në Sardenjë, 27 arrestime, çmontohet grupi me vlerë 25 milionë euro

Gjatë operacionit, ku u përfshinë mbi 200 policë, u sekuestruan 36 kilogramë kokainë të pastër dhe u dokumentua trafikimi për një xhiro mbi 25 milionë euro. 

10 Maj 2023, 08:22 Nga A.B
2 vite hetime! Finalizohet OPERACIONI 'blic' në Sardenjë, 27
Policia

ITALI- Një operacion kundër trafikut të drogës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Sardenjë, në provincat e Cagliari, Nuoro dhe Sassari.

'Tgcom' raporton se numri dy organizata kriminale janë çmontuar e si pasojë, kanë përfunduar pas hekurave 27 persona. Gjatë operacionit, ku u përfshinë mbi 200 policë, u sekuestruan 36 kilogramë kokainë të pastër dhe u dokumentua trafikimi për një xhiro mbi 25 milionë euro. 

Hetimi, i kryer nga ekipi celular i Cagliarit dhe i koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Distriktit të Cagliarit, zgjati dy vjet. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje rreth këtij operacioni, e nëse ka shqiptarë të arrestuar./Dosja.al

operacion antidroge ne itali

Sondazh

Poll