Art&Argëtim

ME VIDEO- Performancë për të mos u humbur! Rita Ora ndez skenën në Eurovision

Këngëtarja me origjinë shqiptare, 32 vjeçe, bëri një shfaqje shumë energjike teksa performoi një mix të hiteve të saj më të mëdha në M&S Bank Arena të Liverpool-it për gjysmëfinalen e parë të Eurovizionit.

10 Maj 2023, 00:04 Nga k.m.
ME VIDEO- Performancë për të mos u humbur! Rita Ora ndez
Rita Ora

BRITANI E MADHE- Rita Ora u sigurua të tërhiqte vëmendjen teksa doli në skenë për shfaqjen e saj të shumëpritur në Eurovision Song Contest 2023. Këngëtarja me origjinë shqiptare, 32 vjeçe, bëri një shfaqje shumë energjike teksa performoi një mix të hiteve të saj më të mëdha në M&S Bank Arena të Liverpool-it për gjysmëfinalen e parë të Eurovizionit.

Rita performoi këngën e saj të re "Praising You" live për herë të parë në ngjarjen e shumëpritur në një performancë spektakolare së bashku me 54 kërcimtarë mbështetës.

Krijuesja e hiteve “Hot Right Now” tregoi trupin e saj me kostumografinë e zjgedhur, ndërsa në skenë bashkë me të zbuloi se ishte balerina dhe refugjatja ukrainase Sofiia Kladko, 12 vjeç, e cila jeton në Warrington që nga viti 2022.

rita ora eurovision 2023

Sondazh

Poll