Art&Argëtim

Familja Kelmendi në Eurovision, BBC: Kënga me mesazh të fortë për rëndësinë e familjes, vokali është mbresëlënës (VIDEO)

BBC vlerëson vokalin e këngëtarëve, të cilat janë të ndërthurura me mjaft mjeshtëri me elementët ballkanikë

9 Maj 2023, 10:09 Nga m.s
Familja Kelmendi në Eurovision, BBC: Kënga me mesazh të
foto e familjes Kelmendi

BRITANI E MADHE- BBC ka shkruar për kengën konkurruese të Shqipërisë në Eurovision, ku thekson se ka një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes.

“Teatrale dhe dramatike, kënga e Shqipërisë mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes, dhe pranimin e njerëzve që doni për ata që janë”. 

Po kështu BBC vlerëson vokalin e këngëtarëve, të cilat janë të ndërthurura me mjaft mjeshtëri me elementët ballkanikë.

“Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën të shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, duke përfshirë mamin dhe babin”, thuhet ndër të tjera.

Mes 37 konkurrentësh, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”. /Dosja.al

eurovision familja kelmendi

Sondazh

Poll