Art&Argëtim

"Dua t'a vras The Weeknd", Abel Tesfaye deklaron fundin e epokës së tij

Abel Tesfaye, i njohur botërisht si The Weeknd, ka vendour se është momenti t'i japë fund epokës së alter ego-s së tij.

9 Maj 2023, 11:37 Nga a.d
"Dua t'a vras The Weeknd", Abel Tesfaye deklaron fundin e
Abel Tesfaye (The Weeknd)

SHBA- Abel Tesfaye, i njohur botërisht si The Weeknd, ka qenë një element i rëndësishëm në industrinë e muzikës prej rreth një dekade tashmë, por duket se ka ardhur fundi i epokës së alter ego-s së tij. Në një interviste për 'W Magazine', ylli ndërkombëtar ka diskutuar për planet dhe projektet e tij , këngët e reja që do publikojë si dhe prapaskena dhe detaje nga drama-musical që pritet të ketë premierën në fund të këtij qershori.

Kam arritur në një pikë ku jam gati t’a mbyll epokën e The Weeknd”, tha ai.  “Do vazhdoj të bëj muzikë, ndoshta si Abel, ndoshta si The Weeknd. Por dua t’a vras The Weeknd. Dhe do t’a bëj. Gradualisht. Po përpiqem t’a rrëzoj atë lëkurë dhe të rilind.”, ka deklaruar këngëtari.

Ishte e vështirë të kaloja nga njëra kokë në tjetrën”, tha ai duke shpjeguar se si ky konfuzim solli anullim e një koncerti të dytë në Los Angeles, pasi humbi zërin e tij.  “Kjo ska ndodhur kurrë më parë. Teoria ime është se unë harrova të këndoja sepse po luaja rolin e Tedros, një personazh që nuk di të këndojë. Mund të jem duke e parë shumë thellë, por ishte tmerruese. Si TheËeeknd, nuk kam anulluar kurrë asnjë koncert. Kam performuar me grip. Do vdes ne atë skenë. Por kishte diçka shumë të komplikuar në mendjen time në atë moment.”

Gjatë intervistës ai foli dhe për filmin e tij më të ri dhe xhirimet e përsëritura që i është dashur të bëjë për skena të caktuara.  “Unë nuk publikoj asnjë këngë nëse sështë perfekte. Pse duhet të veproj ndryshe me filmin?”, deklaroi Abel./ Variety

the weeknd abel tesfaye

Sondazh

Poll