Art&Argëtim

"Fotografova një UFO?" / Demi Lovato zbulon objektin e pazakontë qiellor në Kaliforni

Demi ndau disa fotot me ndjekësit e saj në Instagram këtë të hënë, ku shfaqej një objekt i paidentifikuar qiellor në Kaliforni, afër Palm Springs. Çfarë mund të jetë?

9 Maj 2023, 11:12 Nga a.d

"Fotografova një UFO?" / Demi Lovato zbulon objektin e

SHBA-Demi Lovato, këngëtarja dhe aktorja me famë botërore që ka pushtuar zemrat e të rinjve prej vitesh tashmë, së fundmi ka ndarë me ndjekësit një zbulim të pazakontë. Demi ndau disa fotot me ndjekësit e saj në Instagram këtë të hënë, ku shfaqej një objekt i paidentifikuar qiellor në Kaliforni, afër Palm Springs. “Mos ndoshta sapo kapa një UFO në foto?”, shkruajti ajo.

"Fotografova një UFO?" / Demi Lovato zbulon objektin e

Më pas këngëtarja postoi një foto më të zmadhuar për t’u siguruar që fansat shikonin atë që ajo shikonte. Zona ku ajo bëri fotografinë e pazakontë ishte afër Bazës së Forcës Ajrore ‘Edwards’ (EAFB).

Faqja zyrtare e EAFB e cilëson këtë ambient si ‘Qendra e universit te testimit të aerohapësirës.’ Kështu, çfarëdo që Demi ka parë, mund të ketë ardhur prej andej. Në llogarinë e Instagram të faqës së Edwards, thuhet se pilotët e kësaj baze janë duke bërë prova dhe testime të vazhdueshme me objekte ajrore.  Në vitin 2021, Gallup zhvilloi një sonazh nga ku rezultoi se 41% e individëve të pyetur besonin se UFO-t e parë kanë qenë objekte alieneësh, ndërkohë që 50% e tyre e shpjegonin si aktivitet njerëzor.

Demi Lovato nga ana tjetër, është takuar me ekspertë të fushës për të siguruar raporte sekrete të qeverisë, për kryerjen e testimeve në zonat ku janë parë UFO. Ajo ka thënë:"Kam patur një eksperiencë të çmendur në Joshua Tree. Një dritë e çuditshme lëvizte në mënyrë të pazakontë, një avion nuk do lëvizte ashtu. Qëllimi im është të gjej çfarë ka ndodhur realisht.”/ MailOnline

demi lovato ufo

Sondazh

Poll