9 Maj 2023, 21:55
Nga a.l
Jean Carroll dhe Donald Trump
SHBA- Zhvillimet nga gjyqi ndaj ish-presidenti Donald Trump lidhur me akuzën për abuzim seksual ndaj kolumnistes E Jean Carroll, ngjarje e ndodhur në 1996. Seanca gjyqësore filloi rreth orës 10 të mëngjesit të së martës. Në bazë të provave të paraqitura nga palët, juria mori vendimin për shpalljen fajtor të ish-presidentit.
Avokati i Trump, Joe Tacopina paraqiti të hënë në gjyq dëshminë e ish-presidentin, i cili ndër të tjera hodhi poshtë akuzat, duke pretenduar se ngjarja ishte një histori e sajuar me motive politike. Një argument tjetër që dhanë avokatët e ish-presidentit kundër paditëses, ishte se nëse ngjarja do të ishte e vërtetë, kolumnistja duhet ta kishte denoncuar 30 vite më parë, atëherë kur pretendoi se ndodhi sulmi seksual në dyqanin e rrobave.
Mbrojtja e ish-presidentit, ndër të tjera argumentoi se Carroll dhe dy gra, për të cilat ajo tha se i tregoi menjëherë për sulmin dhe që dëshmuan gjatë gjyqit, kishin planifikuar të prishnin ambiciet politike të ish-presidentit.
Nga ana tjetër, avokatët e Carroll theksuan se Trump nuk dëshmoi dhe as nuk u paraqit në gjykatë për gjyqin. Mike Ferrara dhe Roberta Kaplan janë kundërpërgjigjur duke thënë se ky nuk është i vetmi rast ku ish-presidenti është përfshirë në sulm seksual, pasi ai është akuzuar nga shumë gra në të kaluar për të njëjtën vepër penale edhe pse asnjëherë nuk ishte dënuar.
Ky gjyq ishte rezultat i të dytit nga dy paditë e ngritura nga Carroll kundër Trump. E para, e cila u depozitua në vitin 2019 përpara se të miratohej Akti për të Mbijetuarit e të Rriturve, pretendon vetëm shpifje – jo sulme seksuale – për komentet që Trump bëri pasi Carroll publikoi fragmentin e kujtimeve të saj që tregon përdhunimin e dyshuar. Padia e parë përballet me vonesa sepse u ngrit gjatë kohës që Trump shërbente si president dhe punonjësit e qeverisë përgjithësisht mbrohen nga pretendimet për shpifje, të cilat mund të shkaktojnë dështimin e çështjes së Carroll. Është shtyrë pa afat një muaj para se të fillonte gjykimi për padinë e dytë.
donald trump ne gjyq jean carroll donald trump
Bota
9 Maj 2023, 21:43
a.l
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të parë pasi u shpall fajtor për abuzim seksual ndaj ...
Bota
9 Maj 2023, 21:15
F.M
Donald Trump dhe E Jean Carroll
SHBA- Juria e Madhe ka shpallur Donald Trump fajtor për abuzim seksual duke bërë që ai të jet&eum...
Bota
9 Maj 2023, 20:58
a.l
Aksident në Indi
INDI- Një aksident tragjik është shënuar në Indi. Mediat e huaja raportojnë e ngjarja ka ndodhur n&eum...
Bota
9 Maj 2023, 20:41
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja Osmani në një intervistë për BBC News, Weekend Programme, ka folur për marrëveshj...
Bota
9 Maj 2023, 20:38
a.l
Albin Kurti dhe Gordan Grlic Radman
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropi...
Bota
9 Maj 2023, 20:35
k.m.
Júnior Roldán
EKUADOR- Zyrtarët në Ekuador thonë se një udhëheqës i lartë i bandës kriminale "Los Cho...
Bota
9 Maj 2023, 20:24
a.l
Ujk
ITALI- Partia Popullore e Tirolit Jugor në Itali ka propozuar një projekt-ligj për vrasjen e ujqërve. Mediat italiane raportojn&eu...
Bota
9 Maj 2023, 20:29
k.m.
Matteo Messina Denaro
ITALI- Matteo Messina Denaro pretendon se është një fermer i thjeshtë dhe se nuk ka lidhje me mafian.
"N...
Bota
9 Maj 2023, 20:17
a.l
Foto ilustruese
ITALI- Një tjetër rast i rëndë i abuzimit seksual të një të miture është raportuar në It...
Bota
9 Maj 2023, 20:14
a.l
Foto ilustruese
Komisionari Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të ...