Bota

I mbijetoi dy atentateve, vritet me armë zjarri gangsteri i Ekuadorit

Ai iku në Kolumbi pasi u plagos në një tentativë për t'i vrarë në vendlindjen e tij Ekuador pasi u lirua nga burgu në shkurt. 

9 Maj 2023, 20:35 Nga k.m.
I mbijetoi dy atentateve, vritet me armë zjarri gangsteri i Ekuadorit
Júnior Roldán

EKUADOR- Zyrtarët në Ekuador thonë se një udhëheqës i lartë i bandës kriminale "Los Choneros" është vrarë në Kolumbinë fqinje. Një trup i gjetur në një zonë pyjore në provincën Antioquia është identifikuar si ai i Júnior Roldán. Ai iku në Kolumbi pasi u plagos në një tentativë për t'i vrarë në vendlindjen e tij Ekuador pasi u lirua nga burgu në shkurt. 

Trupi, i cili kishte një plagë me armë zjarri në kokë u gjet të shtunën. Kryebashkiaku i Fredonia, qyteti kolumbian ku u gjet trupi i tij, tha se ai me siguri ishte vrarë diku tjetër dhe trupi i tij ishte hedhur në Kolumbi, pasi asnjë nga vendasit nuk kujtohej ta kishte parë më parë. Ministri i Brendshëm i Ekuadorit tha se ekspertët mjeko-ligjorë kishin mundur të identifikonin trupin falë tatuazheve të Roldán-it dhe shenjave të tjera identifikuese.

Kreu i bandës kaloi në Kolumbi pasi u qëllua dhe u plagos në mars nga anëtarët e bandës rivale Los Lobos (The Wolves). Ai i mbijetoi gjithashtu një sulmi tjetër nme dronë të ngarkuar me eksploziv. Ndërsa kësaj here nuk dihet se kush mund ta ketë qëlluar dhe pse.

Megjithatë Policia tha se vdekja e tij ishte një goditje për bandën e tij, Los Choneros. Banda, e quajtur "Los Choneros", sipas bazës së tyre të pushtetit në qytetin Chone, ishte e njohur në trafikun e drogës.

Pasi shumë prej anëtarëve të saj u burgosën, ajo u bë një nga bandat më të fuqishme të burgjeve të Ekuadorit, madje vitet e fundit, kishin krijuar lidhje me kartelin Sinaloa të Meksikës, një aleancë që e rriti influencën e tyre./BBC

júnior roldán ekuador

Sondazh

Poll