Bota

Juria merr vendimin: Trump shpallet fajtor për abuzim seksual, duhet të paguajë 5 milion dollarë

E. Jean Carroll është një nga gratë e shumta që e kanë akuzuar Trump për sulme seksuale ose ngacmime, por që akuzën e saj e çoi deri para organeve të drejtësisë.

9 Maj 2023, 21:15 Nga F.M
Juria merr vendimin: Trump shpallet fajtor për abuzim seksual, duhet
Donald Trump dhe E Jean Carroll

SHBA- Juria e Madhe ka shpallur Donald Trump fajtor për abuzim seksual duke bërë që ai të jetë i pari President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mban nofkën ‘grabitqar seksual’ mbi shpinë. Seanca u zhvillua sot dhe zgjati thuajse 12 orë deri në marrjen e vendimit. Juria vendosi që Trump të paguajë 5 milion dollarë kundrejt E. Jean Carroll për dëmin që i ka shkaktuar kolumnistes për sulmin e vitit 1996.

E. Jean Carroll është një nga gratë e shumta që e kanë akuzuar Trump për sulme seksuale ose ngacmime, por që akuzën e saj e çoi deri para organeve të drejtësisë.

Në vitin 2019, ajo rrëfeu se republikani e përdhunoi atë në dhomën e zhveshjes së një dyqani të brendshmesh, në Manhattan në mesin e viteve 1990. Trump, 76 vjeç, zgjodhi të mos merrte pjesë në gjyqin civil, por ai ka thënë se kurrë nuk e ka takuar Carroll në dyqan dhe nuk e ka njohur. Ai e ka quajtur këtë histori si ‘gjueti shtrigash’.

donald trump e jean carroll donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll