Bota

Dëshmia e bosit të mafies, Matteo Messina Denaro: Unë jam një fermer, për Cosa Nostra-n kam dëgjuar nga gazetat

Ai mohoi se i përkiste mafias së Cosa Nostra-s e po ashtu ka hequr nga vetja çdo përgjegjësi.

9 Maj 2023, 20:29 Nga k.m.
Dëshmia e bosit të mafies, Matteo Messina Denaro: Unë jam
Matteo Messina Denaro

ITALI- Matteo Messina Denaro pretendon se është një fermer i thjeshtë dhe se nuk ka lidhje me mafian. 

"Nuk e kam më vendbanimin se më ka anuluar bashkia. Tani jam pa pasaportizim. Kushtet e mia ekonomike? Nuk më mungon asgjë. Unë kam pasur pasuri por m'i kanë marrë të gjitha. Po të kem akoma diçka do ta bëj,”- tha mafiozi i arrestuar më 16 janar.

Sipas mediave italiane, marrja në pyetje është kryer në kuadër të një procedimi penal ku bosi mafioz përgjigjet për zhvatje: Gazetarë të ndryshëm më sulmuan si të arratisur, por nuk kisha asnjë pseudonim në familjen time. Magjistratit që e pyeti se cili ishte vendbanimi i tij i fundit, Messina Denaro iu përgjigj: Në Campobello banoja si i arratisur, pra në fshehtësi. Vendbanimi i fundit që kisha si i lirë ishte në Campobello.

Ai mohoi se i përkiste mafias së Cosa Nostra-s e po ashtu ka hequr nga vetja çdo përgjegjësi. Madje shkoi deri aty sa u shpreh se për Cosa Nostran kishte mësuar gjithçka nga gazetat. 

Si u arrestua bosi i 'Cosa-Nostras'? 

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.

Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al

matteo messina denaro arrestohet matteo messina denaro

Sondazh

Poll