Bota

Aksident 'i frikshëm' në Indi/ Autobusi bie nga ura, humbin jetën 22 persona

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i shtetit Narottam Mishra. 

9 Maj 2023, 20:58 Nga a.l
Aksident 'i frikshëm' në Indi/ Autobusi bie nga ura, humbin
Aksident në Indi

INDI- Një aksident tragjik është shënuar në Indi. Mediat e huaja raportojnë e ngjarja ka ndodhur në Khargone të Madhya Pradesh, ku një autobus me pasagjerë ka rënë nga një urë në këtë zonë duke shkaktuar vdekjen e 22 personave. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i shtetit Narottam Mishra. 

Në autobus ishin 50 pasagjerë dhe po udhëtonte për në Indore. Shefi i Ministrit të Madhya Pradesh Shivraj Singh Chouhan ka njoftuar një kompensim prej 4 lakh për familjet e atyre që u vranë në aksident, 50,000 secili për ata që janë plagosur 'rëndë' dhe 25,000 secili për njerëzit me lëndime të lehta, shkruajnë mediat e huaja. Qeveria e kryeministrit Chouhan do të përballojë gjithashtu shpenzimet e trajtimit të të plagosurve. 

aksident ne indi

Sondazh

Poll