Bota

Dita e Fitores/ Shërbimi sekret bjellorus: Kemi parandaluar disa tentativa për të kryer sulme terroriste

Komiteti i Sigurisë Shtetërore të Bjellorusisë ka pohuar se kishte parandaluar sulmet terroriste që shërbimet speciale të paidentifikuara po përgatiteshin të kryenin më 9 maj.

9 Maj 2023, 20:10 Nga a.l
Dita e Fitores/ Shërbimi sekret bjellorus: Kemi parandaluar disa tentativa
Ivan Tertel

BJELLORUSI- Komiteti i Sigurisë Shtetërore të Bjellorusisë ka pohuar se kishte parandaluar sulmet terroriste që shërbimet speciale të paidentifikuara po përgatiteshin të kryenin më 9 maj.

"Ne besojmë se këto ngjarje janë të lidhura me 9 majin [...] Kreu i shtetit është i vetëdijshëm për të gjitha këto. Ne arrestuam një numër njerëzish që po përgatiteshin të kryenin sulme terroriste. Dhe ne e dimë se shërbimet speciale janë pas kësaj [...] Nuk dua të zbuloj gjithçka sot. Nesër do të përpiqemi të zbulojmë gjithçka", thuhet në njoftim. 

Më 2 maj, Aleksandër Lukashenko, presidenti i vetëshpallur i Bjellorusisë, thirri një takim për të diskutuar sigurinë dhe mbrojtjen e kufirit shtetëror, shkruajnë mediat e huaja. Ai u informua se pritej një përkeqësim i situatës.

ivan tertel

Sondazh

Poll