Bota

Lufta në Ukrainë/ Alarm për Zaporizhia, situata në centralin bërthamor po përkeqësohet

Termocentrali bërthamor është mbyllur ndërsa armiqësitë janë intensifikuar.

9 Maj 2023, 19:56 Nga k.m.
Lufta në Ukrainë/ Alarm për Zaporizhia, situata në centralin
Foto ilustruese

UKRAINË- Situata në termocentralin më të madh bërthamor të Evropës, në Zaporizhia, është duke u përkeqësuar. Kjo sipas grupit të mediave gjermane "Funke".

Kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës, Energoatom tha se Rusia po lëvizte ushtarë dhe automjete ushtarake në vendin e uzinës.

“Gjendja e pajisjeve dhe personelit po përkeqësohet,”- tha presidenti i Energoatom, Petro Kotin për Funke Group.

Siç u njoftua 24 orë më parë, pezullohet funksionimi i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhyas, në rast se do të ketë ndonjë “provokim” nga forcat ukrainase. Pas fillimit të luftës, Rusia kapi objektet e energjisë bërthamore gjatë ditëve të para të pushtimit të saj në Ukrainë në shkurt 2022.

Ushtria ukrainase pritet të nisë së shpejti kundërofensivën e saj të shumëpritur për të rimarrë territorin ukrainas. Potencialisht, në mesin e këtyre territoreve është Zaporizhia, nga ku rusët ditët e fundit kanë evakuuar banorët e komuniteteve afër vijës së frontit. Vlerësohet se 3,000 njerëz, duke përfshirë 1,000 fëmijë, janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

zaporizhia lufta ukraine-rusi centrali berthamor i zaporizhia

Sondazh

Poll