Sport

Leo Messi do t'i bashkohet Arabisë Saudite! Sipas AFP, kjo “një punë e përfunduar”...

Lionel Messi duhet të evoluojë sezonin e ardhshëm në Arabinë Saudite, sipas një burimi saudit të cituar nga AFP. Gjithçka do të zgjidhej për argjentinasin, i cili do t'i bashkohej mbretërisë me një kontratë "të madhe".

9 Maj 2023, 16:34 Nga DOSJA
Leo Messi do t'i bashkohet Arabisë Saudite! Sipas AFP, kjo

ARABIA SAUDITE - Në fund të kontratës, më 30 qershor, me Paris Saint-Germain, Lionel Messi duhet të luajë në kampionatin saudit sezonin e ardhshëm.

AFP pohon, sipas një "burimi saudit të njohur me këtë çështje", se largimi i fituesit të shtatë “Topave të Artë” nga France Football, është "një punë e përfunduar". Kështu, argjentinasi do të niste një kontratë "të madhe" në mbretërinë e Gjirit.

Nëse emri i klubit në fjalë nuk dihet ende, i njëjti burim pohon, se "kontrata është e jashtëzakonshme" dhe se palët e ndryshme, po finalizojnë "disa detaje". Kampioni i botës tashmë është nën kontratë me zyrën turistike saudite, ndërsa një nga udhëtimet e tij, në këtë kuadër e kishte pezulluar ish-barcelonasin.

“Negociatat nuk zgjatën aq shumë sa me Ronaldon”,- thotë burimi saudit, i cituar nga AFP, duke shtuar se për këtë të fundit, paketa financiare erdhi nga fondi i pasurisë sovrane saudite (PIF).

Kontrata e sulmuesit portugez në Arabinë Saudite, e vlerësuar në 400 milionë euro deri në qershor 2025, e bëri atë sportistin më të paguar në botë në vitin 2023, sipas renditjes vjetore të Forbes.

Messi, 36 vjeç në qershor, “është një lojtar në fund të karrierës së tij dhe ai nuk do të jetë atje vetëm për futboll. Ai do të jetë aty për të kontribuar në atraktivitetin e mbretërisë”, deklaroi burimi saudit, duke nënvizuar ambicien e vendit për të tërhequr të tjerë “lojtarë të mëdhenj”, si dhe të rinj “me një të ardhme premtuese”.

Një zarf i përgjithshëm record, prej 500 deri në 600 milionë euro përmendet sipas informacioneve edhe lojtarët pranë Messit (Busquets, Alba, Ramos, Verratti, Di Maria, Paredes) që synohen të vine me të. Por një pengesë dukej se mbetej: dëshira e gruas së tij Antonella për t'u vendosur në Gjirin Persik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll