Sport

Cristiano Ronaldo e tradhëtojnë nervat, humbet durimin dhe shtyn një trajner rival...

Një anëtar i stafit teknik të Al-Khaleej, shkoi shumë larg në përpjekjen e tij për të bërë një 'selfie', duke shkaktuar reagimin e papritur të portugezit.

9 Maj 2023, 15:24 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo e tradhëtojnë nervat, humbet durimin dhe shtyn

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo nuk bëri shumë shaka, pasi Al-Nassr barazoi 1-1 me skuadrën Al-Khaleej, që renditet e treta nga fundi, në renditjen e futbollit elitar saudit. Megjithatë, në fund të ndeshjes, si zakonisht, portugezi u rrethua nga futbollistët kuindërshtarë.

Dikkush nga lojtarët kundërshtarë i kërkoi fanelën, të cilën portugezi e hoqi dhe e fali. Një nga admiruesit, që iu afrua Ronaldos ishte edhe një anëtar i stafit rival, i cili me celular në dorë tentoi të bënte një selfie me portugezin.

Në fillim Cristiano nuk po i përgjigjej sepse nuk e kupton se kush po i prek shpatullën.  Por kur e kuptoi se kush ishte ai, ajo e largoi shpejt me parakrah dhe një gjest të sikletshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll