Bota

Agjërim deri në vdekje/ Çfarë ndodhi me viktimat e kultit në Kenia? Zbardhen të dhënat TRONDITËSE nga autopisa: Në trupin e tyre mungonin organet

Zbulimi i varrezave masive muajin e kaluar pranë qytetit bregdetar Malindi në Oqeanin Indian ka habitur popullatën me shumicë fetare dhe të krishterë në atë që është quajtur "masakra e pyjeve Shakahola".

9 Maj 2023, 19:28 Nga a.l
Agjërim deri në vdekje/ Çfarë ndodhi me viktimat e kultit
Viktimat në Kenia

KENIA- Detaje tronditëse janë zbuluar lidhur me qindra kufomave të gjetura në varrezat masive, që besohet se ishin sakrificë e një kulfit fetar në Kenia. Mediat e huaja raportojnë se, sipas autopsisë në trupin e besimtarëve të vdekur mungonin organet. Hetimet kanë ngritur dyshimet për një rast të trafikimit të organeve, ndërsa kanë nisur kërkimet për gjetjen e të zhdukurve të tjerë. 

Zbulimi i varrezave masive muajin e kaluar pranë qytetit bregdetar Malindi në Oqeanin Indian ka habitur popullatën me shumicë fetare dhe të krishterë në atë që është quajtur "masakra e pyjeve Shakahola".

Policia beson se shumica e trupave u përkasin ndjekësve të pastorit të vetëquajtur Paul Nthenge Mackenzie, i cili akuzohet se i urdhëroi ata të vdisnin nga uria për të takuar Jezusin. Ndërsa uria duket të jetë shkaku kryesor i vdekjes, disa nga viktimat duke përfshirë fëmijë, u mbytën dhe u rrahën për vdekje. 

"Raportet pas vdekjes kanë gjetur organe të humbura në disa prej trupave të viktimave që janë zhvarrosur. Besohet se tregtia me organet e trupit të njeriut ka qenë e koordinuar mirë duke përfshirë disa lojtarë," tha kryeinspektori Martin Munene, duke mos dhënë detaje rreth trafikimit të dyshuar. 

Munene tha se Ezekiel Odero, një televangjelist i profilit të lartë, i cili u arrestua muajin e kaluar në lidhje me të njëjtin rast dhe u lirua me kusht të enjten, kishte marrë transaksione të mëdha parash, dyshohet se nga ndjekësit e zotit Mackenzie që shitën pronën e tyre në shtëpinë e liderit të kultit, shkruajnë mediat e huaja. Gjykata e Nairobit urdhëroi autoritetet të ngrinin më shumë se 20 llogari bankare që i përkisnin zotit Odero për 30 ditë. 

viktimat ne kenia

Sondazh

Poll