Bota

Moti i keq 'gjunjëzon' Kongon/ Përmbytje masive në disa zona, humbin jetën 411 persona, plagosen 150 të tjerë

Autoritetet njoftojnë se 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërsa disa shtëpi, shkolla dhe spitale janë shkatërruar plotësisht. 

9 Maj 2023, 19:20 Nga a.l
Moti i keq 'gjunjëzon' Kongon/ Përmbytje masive në disa
Përmbytje në Kongo

KONGO- Përmbytje masive janë raportuar në disa zona në Republikën Demokratike të Kongos, si pasojë motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut.

Mediat e huaja raportojnë se më rreth 411 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet intensive dhe rrëshqitjet e dheut në një nga provincat më të prekura, Kivu. Autoritetet njoftojnë se 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërsa disa shtëpi, shkolla dhe spitale janë shkatërruar plotësisht. 

Shirat e rrëmbyeshëm shkatërruan fshatra të tëra, së bashku me fushat me të mbjella dhe bagëti, duke i lënë komunitetet në mëshirë të fatit. Rreth 5,500 njerëz raportohen të zhdukur, dhe mijëra të mbijetuar kanë mbetur të pastrehë.  Infrastruktura në Kalehe është e dobët, gjë që mund të vështirësojë komunikimin dhe aksesin kur ndodhin fatkeqësi të tilla. Përpjekjet për shpëtimin e banorëve dhe gjetjen e trupave në Kalehe, ku ndodhi përmbytjet, po vazhdojnë. 

permbytje ne kongo

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2023, 17:35 a.l

"Evropa gjeopolitike" e Olaf Scholz

Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë fjalimit të tij për të ardhmen e Evropës në seancën plenare t...