Politike

Partia e Lirisë kërkon anëtarin e katërt në KZAZ, Kolegji Zgjedhor detyron KAS të marrë një vendim

Tashmë çështja do të rikthehet në KAS i cili do të detyrohet të marrë vendimin nëse Partisë së Lirisë i takon anëtari i katërt në të gjitha tavolinat e numërimit të votave apo jo.

9 Maj 2023, 17:32 Nga k.m.
Partia e Lirisë kërkon anëtarin e katërt në KZAZ,
Foto ilustruese

TIRANË- Koalicioni "Bashkë fitojmë" ka mbetur pa asnjë numërues votash në gati gjysmën e grupeve të numërimit të vendit në KZAZ-të e vendit. Megjithatë beteja ligjore vijon. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë së Lirisë dhe ka detyruar Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve për të marrë një vendim, pasi në seancën e fundit anëtarët e KAS rrëzuan kërkesën e PL që ta merrnin ata numëruesin e katërt. Por në mbledhje u përdor argumenti se Partia e Lirisë nuk kishte vota për të marrë një numërues.

Tashmë çështja do të rikthehet në KAS i cili do të detyrohet të marrë vendimin nëse Partisë së Lirisë i takon anëtari i katërt në të gjitha tavolinat e numërimit të votave apo jo.

Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së, e sipas shortit që u hodh koalicioni "Bashkë Fitojmë" do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek, ndërsa në KZAZ-të me numër çift numëruesin e merr Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sot, më datë 09.05.2023, ora 13:30, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

1. Sokol Ibi (Relator);

2. Edlira Petri (Anëtare);

3. Alma Kolgjoka (Anëtare);

4. Manjola Xhaxho (Anëtare);

5. Blerona Hasa (Anëtare);

në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.17 Regj.Themeltar, Datë 06.05.2023 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Altin Kaziaj.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.

PERSON I INTERESUAR: Partia PDIU, përfaqësuar nga Shkëlqim Sulo dhe Klardi Xhemali.

OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.71, datë 02.05.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:

Caktimin e Partia e Lirisë si parti politike që i lind e drejta e propozimit për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

BAZA LIGJORE: Neni 6, paragrafi 1 i KEDNJ, Nenet 4, pika 1, Nenet 9, Neni 45, Neni 46 e vijues të Kushtetutës së Shqipërisë, Nenet 63, 64, 65, 98, 139, 145 e vijues i Kodit Zgjedhor të RSH.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.71, datë 02.05.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:

“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 53, datë 27.04.2023 të depozituar nga “Partia e Lirisë”, për shkak të mungesës së numrit të kërkuar të anëtarëve për vendimmarrje.

2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

kas zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll