Akuzë e re për McGonigal, një ish-kolegu i tij i vodhi diamantin Oleg Deripaskës
Charles McGonigal NJU JORK- Everett Stern, ish-kandidati për Senatin Amerikan, autor dhe Drejtor i Inteligjencës i Tactical Rabbit ka njoft...
Qëllimi i kryebashkiakes sipas Nokës ka qenë t'i pengojë ata të votojnë lirisht. Noka fle dhe për kërcënime, presione dhe shantazhe.
TIRANË- Partia Demokratike, e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, ka kallëzuar kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Noka e kallëzuar Bufin për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Në kallëzimin, në të cilin, Noka i është drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani, shkruhet se Bufi i ka kryer këto shkelje me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore kundër punonjësve të administratës publike. Qëllimi i kryebashkiakes sipas Nokës ka qenë t'i pengojë ata të votojnë lirisht. Noka fle dhe për kërcënime, presione dhe shantazhe.
“Përfundimisht nga SPAK kërkojmë regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj shtetases së kallëzuar, kryetares në detyrë të bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për marrjen në pyetje të të gjithë personave të përmendur në kallëzim për sqarimin sa më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara më sipër,"- thuhet në shkresën drejtuar SPAK.
Denoncimi ndaj Bufit u bë fillimisht nga emisioni investigativ Piranjat në SYRI TV. Kryebashkiakja që kandidon për një mandat të dytë në drejtimin e Roskovecit, diskriminon arsimtaren Dhurata Malka për shkak të bindjeve politike dhe intimidon sanitaren në shkollën e fshatit Suk.
Charles McGonigal NJU JORK- Everett Stern, ish-kandidati për Senatin Amerikan, autor dhe Drejtor i Inteligjencës i Tactical Rabbit ka njoft...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënon ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama në fushatën zgjed...
Erion Veliaj, kryetar i Bashkise Tirane TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri një përllogaritje elektorale se Partia Socia...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nuk ka problem ndryshimi i vendndodhjes së qendrave të votimit. ...
Erion Veliaj, kryetar i Bashkise Tirane TIRANE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është ndikuar mjaftueshëm nga këng&e...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet ditën e sotme nga gazetarët pë...
Silvi Bardhi TIRANË- Zëdhënësja e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për fushatën e Bashkisë së Tiranës, S...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka krijuar një aplikacion që qytetarët mund të raportojnë problemati...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se PD-ja e drejtuar...
Ilirjan Celibashi TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjithë bazën e materialeve të veçanta për zgjedhjen e '14 Maji...